S’e pranojnë dënimin e liderëve të UÇK-së: Veteranët sot në protestë gjithëpopullore

Sot me fillim nga ora 12:00, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar protestë gjithëpopullore.

Ata kanë kërkuar pjesëmarrje sa më të madhe të njerëzve por edhe fytyra të zbuluara, pa maska.

Organizatat e dala nga lufta kërkojnë mbylljen e Gjykatës Speciale si dhe kanë prezantuar një platformë për mbështetjen e katër ish-krerëve të UÇK-së në procedurat e Apelit.