LajmeMaqedoniTopLajm

Rina Ajdari: GP i BDI-së pret në takim studentët iniciues të nismës që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe

Koordinatorja e Grupit Parlamentar të BDI-së, Rina Ajdari sot së bashku me depuet e BDI-së kanë pritur studentët të cilët kanë inicuar nismën që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Deputetja Ajdari thekson se kërkesa e tyre nuk është privilegj por e drejtë kushtetuese, shrkuan Top24

Sot në Kuvend patëm kënaqësinë të mirëpresim studentët të cilët kanë inicuar nismën që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.
Kërkesa e tyre nuk është privilegj por e drejtë kushtetuese. Është kërkesë për barazi dhe dinjitet.
Si grup parlamentar, i kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim pa rezervë, deri në realizimin e plotë të kësaj të drejte.
Zëri i rinisë ka vlerë. Kur vullneti i mirë bashkohet me energjinë rinore për një kauzë të drejtë si përdorimi i gjuhës shqipe, asnjë pushtet dhe asnjë autoritet nuk mund ta ndalë.
E drejta nuk negociohet por realizohet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close