LajmeMaqedoniTopLajm

Valbon Limani: Makineritë e reja për deponinë Rusino hap i rëndësishëm rrit ndjeshëm efikasitetin operacional

Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot ka qëndruar së bashku me kryetarët e komunave të Pollogut në deponinë Rusino ku janë promovuar makineri të reja duke e vlerësuar këtë si hap të rëndësishëm që rrit ndjeshëm efikasitetin operacional, forcon kontrollin mjedisor dhe minimizon rrezikun e ndotjes, duke garantuar standarde më të larta për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin publik, shkruan Top24

Ky projekt u realizua falë një financimi strategjik nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ambasadës së Zvicrës në Shkup.

Postimi i plotë i Valbon Limanit

Promovuam sot makinerinë e re për trajtimin e mbetjeve në Deponinë Rusino, një hap konkret drejt modernizimit të sistemit të menaxhimit të mbetjeve. Ky investim i rëndësishëm rrit ndjeshëm efikasitetin operacional, forcon kontrollin mjedisor dhe minimizon rrezikun e ndotjes, duke garantuar standarde më të larta për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin publik.
Ky projekt u realizua falë një financimi strategjik nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ambasadës së Zvicrës në Shkup.
Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe partneriteti me miqtë tanë ndërkombëtarë dëshmojnë se me vizion të qartë dhe angazhim të përbashkët mund të ndërtojmë zgjidhje të qëndrueshme për komunën tonë.
Ne do të vazhdojmë me përkushtim modernizimin e infrastrukturës mjedisore dhe vendosjen e standardeve më të avancuara në menaxhimin e mbetjeve, në shërbim të qytetarëve dhe të së ardhmes së qëndrueshme të komunës sonë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close