
Shtëpia e Bardhë thotë se vendimi i Vatikanit për të mos marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes për Gazën është “thellësisht për të ardhur keq, sepse paqja nuk duhet të jetë një çështje partiake, politike ose e diskutueshme”.
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, një katolike e lindur në Gjermani,e kritikoi ashpër Vatikanin pasi ky i fundit tha se nuk do të marrë pjesë në “Bordin e Paqes” të Donald Trump.
Të martën, Sekretari i Vatikanit, Pietro Parolin, shprehu dyshime në lidhje me iniciativën.
“Natyrisht, administrata do të donte që të gjithë të ftuarit të merrnin pjesë. Bordi i Paqes do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e rindërtimit të një territori të pllakosur nga dhuna, masakrat dhe varfëria për një kohë shumë të gjatë.
Ky president ka një plan shumë ambicioz dhe të guximshëm dhe një vizion për rindërtimin e Gazës. Është një organizatë legjitime me dhjetëra vende nga e gjithë bota, kështu që tërheqja e Vatikanit është e pafat.”, theksoi Leavitt.
Përfaqësues nga mbi 20 vende do të marrin pjesë në takimin e së enjtes, njoftoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë. Shtesa e fundit ishte Gjermania, e cila do të dërgojë një zyrtar ministror.



