LajmeMaqedoniTopLajm

Gadaf Uzairi: Unë largohem por shpirti im mbetet me ASH-në

Ish sekretari Organizativ i Aleancës pës Shqiptarët, Gadaf Uzairi pas kuvendit të sotëm është ndër të parët që ka reflektuar për të hapur rrugë gjeneratës së re brenda ASH-së,. Në një postim të tij Uzairi falenderon kryetarin Arben Taravari duke theksuar se besimi dhe respekti reciprok nuk ka u luhatur kurrë, shkruan Top24

Uzairi një falenderim të veçantë ju drejtua edhe aktivistëve dhe simpatizantëve të ASH-së për përkushtimin dhe për çdo hap që kemi bërë së bashku.

Të nderuar anëtarë, aktivistë dhe qytetarë
Sot ndihem i detyruar te flas për nje moment vendimtar dhe emocional në jetën time.
Me përgjegjësi dhe respekt për çdo hap që kam bërë, dua ta ndaj me ju qëndrimin tim, të cilin e shpreha në Kuvendin e Aleanca për Shqiptarët. Gjatë gjithë rrugëtimit tim, gjithmonë jam udhëhequr nga ideali dhe bindja se çdo veprim dhe vendim duhet të shërbejë për kauzën dhe për mirëqenien e popullit tonë. Ky vendim shënon një pikë reflektimi dhe mirënjohjeje për rrugëtimin tonë së bashku.
Aleanca për Shqiptarët lindi si një nevojë e kohës, nga idealistë dhe njerëz që besonin se shqiptarët nuk ishin të përfaqësuar denjësisht. Ajo u ngrit në kohë të vështira, me guxim dhe vendosmëri, dhe u bë shtëpi e shpresës për ata që besuan në ndryshim dhe drejtësi.
Shfrytëzoj këtë rast për të përshëndetur me respekt të gjithë bashkëudhëtarët e mi dhe ata që ngritën këtë lëvizje, duke i dhënë shpirt dhe energji çdo ditë. Në të njëjtën kohë, me sinqeritet, kërkoj falje për çdo gabim apo dhimbje që mund të kem shkaktuar gjatë rrugëtimit tim në Aleancë.
Një falënderim i veçantë shkon për mikun dhe shokun tim, Arben Taravari. Edhe pse shpesh nuk kemi qenë dakord për vendime të caktuara, besimi dhe respekti reciprok nuk ka u luhatur kurrë.
Dua t’u drejtohem veçanërisht aktivistëve dhe simpatizantëve,ju falënderoj nga zemra për mbështetjen, për përkushtimin dhe për çdo hap që kemi bërë së bashku. Rruga ime në Aleancë përfundon këtu, por shpirti dhe zemra ime do të mbeten gjithmonë pjesë e kësaj lëvizjeje, me respekt dhe mirënjohje për gjithçka që kemi ndarë bashkë.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close