
Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se anëtarsimi në Bashkimin Evropian nuk është mëshirë, por se vendit I bëhet padrejtësi duke e lënë prapa dyerve të Unionit. Mickoski tha se në takimet që ka pasur me përfaqësues të lartë shtetesh në konferecën e sigurisë në Mynih ka nënvizuar betejën e vazhdueshme të vendit në procesin e integrimit evropian.
„Për ne anëtarësimi në BE nuk është mëshirë, por diçka që e kemi merituar prej kohësh. Duhet t’i tregojmë të gjitha, do të thosha parregullsitë, të tregojmë gjithë padrejtësinë që na është bërë, si popull dhe si shtet. Por njëkohësisht të theksojmë se thelbi është që të mos rrënohet imazhi dhe kredibiliteti i vetë BE-së. Kemi ndjesinë se edhe vetë qytetarët e Maqedonisë ndjejnë frustrim. Kanë ndjesinë se dikush nga vetë BE-ja, nga brenda, si të dojë ta shkatërrojë atë imazh dhe atë kredibilitet. Ne do të luftojmë, ky është qëllimi i kësaj qeverie,“ deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.



