
Teksa po diskutohej për dënimin nga gjykata speciale në Hagë për ish krerët e UÇK-së, në emisionin “Opinion” ka ndodhur një sherr mes dy të ftuarve, që arriti deri në përplasje fizike.
Bëhet fjalë për analistin Berat Buzhela dhe Albatros Rexhaj, të cilët ndanin mendime të ndryshme në lidhje me qëndrimet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka në lidhje me ngritjen e Gjykatës Speciale si dhe për mundësinë nëse kjo gjykatë mund të shfuqizohet nga shteti i Kosovës.
Buzhala në një moment i është afruar Rexhajt dhe ka tentuar ta godasë në studion e emisionit. Është dashur ndërhyrja e drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu për të qetësuar situatën.
Pjesë nga debati:
Rexhaj: Je tu e degradu debatin! Kur e keni kalu këtë amendament, Dhomave Speciale i keni dhënë të drejtën për me e interpretu vetë Kushtetutën. Je tu e degradu debatin. Ata janë vetë pashë, vetë subashë, ju e keni votu. S’e ka votu Albin Kurti!
Buzhala: Trus aty!
Rexhaj: Ti po fol tan ditën për Kushtetutën, ai e interpreton vetë Kushtetutën.
Buzhala: Po ta kuptoj që ke ardh me prish debatin!
Rexhaj: O burrë, s’je ti pronar i debatit. Mbylle gojën or burrë. S’je pronar i debatit!
Buzhala: Kujt i thua ti mbylle gojën?! Kujt?! (tha ai duke iu afruar Rexhajt dhe e godet)
Por më pas gjatë publicitetit dy të ftuarit janë pajtuar, madje drejtuesi i emisionit publikoi edhe një video ku Buzhala dhe Rexhaj i jepnin dorën njëri – tjetrit.

















