BotaLajme

SHBA dërgon aeroplanmbajtësen më të madhe në botë drejt Lindjes së Mesme, rritet presioni ndaj Iranit

Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë ka marrë urdhër të largohet nga Deti i Karaibeve drejt Lindjes së Mesme, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së një veprimi ushtarak kundër Irani.

aeroplanmbajtese

Lajmi është raportuar nga mediat amerikane, duke cituar një burim të njohur me planet.

Bëhet fjalë për aeroplanmbajtësen USS Gerald R. Ford, lëvizja e së cilës u bë publike fillimisht nga New York Times. Me këtë zhvendosje, numri i aeroplanmbajtëseve amerikane në rajon do të shkojë në dy, në një moment kur Uashingtoni po shton presionin ndaj Teheranit për arritjen e një marrëveshjeje mbi programin e tij bërthamor.

Ndërkohë, aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln ka mbërritur në Lindjen e Mesme më shumë se dy javë më parë, duke forcuar praninë ushtarake amerikane në rajon.

Related Articles

Back to top button
Close
Close