
Ish kandidati për kryetar komune të Bervenicës, Haqim Ramadani përmes një postimi ka dalur në mbështetje të kryetari të komunës së Tetovës Bilall Kasami për të cilin thekson se nuk mund të shantazhohet por sipas Ramadanit, Kasami duhet të largohet nga qeveria me parim nga Qeveria.
Në mbrojtje të dinjitetit dhe votës shqiptare: Bilall Kasami për tërheqje me parim nga Qeveria
Shqiptarët nuk janë qiraxhinj në këtë shtet, pjesëmarrja e tyre në Qeveri buron nga votat e 107 mijë shqiptarëve të këtij vendi.
E di mirë se Bilall Kasamin nuk mund ta shantazhojë dhe kushtëzojë askush.
Ai i përulet me modesti vetëm Zotit të vet dhe i shërben vetëm popullit të vet.
Të tillë e njoh në të kaluarën dhe i tillë është edhe tani dhe do të vazhdojë të mbetet.
Prandaj i jap përkrahje të plotë në çdo betejë për të mirën e shqiptarëve dhe i ftoj të gjithë shqiptarët që t’i japim fuqi një njeriu urtë e të mirë, në kauzën e tij të drejtë.



