
Gazetarja e njohur nga Tetova, Liridona Vejseli ka reaguar ndaj heshtjes së liderëve të VLEN-it pas përplasjes së kryeministri Hristijan Mickoski me kryetarin e Levizjes Besa dhe njërin nga lideret e VLEN-it, Bilall Kasamin, pasi ky i fundit ka shprehur pakënaqësi për punën e ministrit Fatmir Limani.
Ajo përmes një statusi në rrjetet sociale ka pyetur liderët tjerë të VLEN-it, a do të lëshojnë edhe ata qeverinë, nëse sonte Kasami vendos për një gjë të tillë
“Nese sot Bilall Kasami vendos te largohet… a do te largohen edhe lideret tjere te VLENIT?! Apo do t’i binden Mickovskit edhe me tej?!
Oseeee jane te kenaqur me keto politika antishqiptare te qeverise?!”, ka shkruar gazetarja Liridona Vejseli.



