
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, njëherit profesor universitar i Juridikut, Arbër Ademio përmes një postimi ka qartësuar ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe duke sqaruar për opinionin edhe nenet specifike të këtij ligji që përcaktojnë këto ligje. Ademi thekson se Ligji për gjuhët është i qartë. Vetë shikojeni nenin 1, paragrafi 3, në lidhje me nenin 2.Se Ligji për gjuhët, si lex specialis, duhet të zbatohet në rastin e provimit të jurisprudencës, flet edhe shprehimisht neni 23, paragrafi 4 dhe 5. Pra, në raport me të gjitha ligjet e tjera, kur bëhet fjalë për dispozitat gjuhësore, Ligji për përdorimin e gjuhëve është lex specialis,përcjellë Top24
“Është një rregull bazë në drejtësi, që kjo qeveri po e shkel:
Lex specialis derogat legi generali.
Do të thotë: ligji i posaçëm ka përparësi ndaj ligjit të përgjithshëm.
Në praktikë, kur dy ligje rregullojnë të njëjtën çështje dhe bien ndesh mes vete, zbatohet ligji më specifik, jo ai i përgjithshëm.
Ligji për gjuhët është i qartë. Vetë shikojeni nenin 1, paragrafi 3, në lidhje me nenin 2.
Se Ligji për gjuhët, si lex specialis, duhet të zbatohet në rastin e provimit të jurisprudencës, flet edhe shprehimisht neni 23, paragrafi 4 dhe 5. Pra, në raport me të gjitha ligjet e tjera, kur bëhet fjalë për dispozitat gjuhësore, Ligji për përdorimin e gjuhëve është lex specialis.
Nuk e di pse po tallen dhe po na e fyejnë inteligjencën. Mjerim” shkruan Ademi në postimin e tij.



