LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti pranon një pikturë me figura historike kombëtare nga Kosova

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë ditës së sotme në zyrën e tij në Tetovë ka pranuar njnë pikturë të veçantë nga Elmedin Asani. Në këtë pikturë janë paraqitur një numër i bashkëluftëtarëve të Ahmetit dhe liridashësve që përbëjnë bërthamën e rezistencës dhe të çlirimit të Kosovës, nga Drenica, Llapi dhe Dukagjini, një brez i pathyeshëm që i dha vendit lirinë, shruan Top24

Kjo pikturë përmbledh në vetvete rrugëtimin e brezave liridashës, duke ruajtur kujtesën për ata që i paraprinë luftës çlirimtare dhe duke pasqyruar guximin, sakrificën dhe idealin e tyre për liri.
Si dhuratë e çmuar nga miku im Elmedin Asani, kjo vepër ka një domethënie të veçantë për mua dhe zë vend nderi në zyrën time dhe në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Heronjtë e paraqitur në këtë pikturë janë vëllezërit dhe bashkëluftëtarët e mi, me të cilët ndamë ëndrrën për liri, barrën e një detyre të shenjtë dhe besimin e palëkundur se vendi ynë do të ngrihej i lirë dhe dinjitoz për brezat që vijnë. Ata përbëjnë bërthamën e rezistencës dhe të çlirimit të Kosovës, nga Drenica, Llapi dhe Dukagjini, një brez i pathyeshëm që i dha vendit lirinë.
Kjo vepër do të mbetet përherë dëshmi se liria nuk ishte rastësi, por fryt i bashkimit, vendosmërisë dhe sakrificës.
Lavdi dhe nderim i përjetshëm luftëtarëve të lirisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close