
Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri ka vazhduar me aktivitet e shumta në detyrën që ushtron duke takuar sot kryetarin e komunës së Tearcës Daut Memishin. Zekolli në takimin e sotëm me Memishin kanë diskutuar për projektet infrastrukturore në këtë komunë duke dhënë garanci se si zëvendësministre mba përgjegjësi dhe se kjo komunë është pjesë e pa ndashme e punës së saj, për një infrastrukturë moderne, shkruan Top24
“Takim i frytshëm me Kryetarin e Komunës së Tearcës, z.Daut Memishi. Diskutuam për zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe e përgëzova për punën e tij. Si Ministri, kemi mbështetur 4 projekte për këtë komunë me vlerë mbi 1 milion euro nga dy thirrjet e Qeverisë, duke kontribuar në përmirësimin e rrugëve për qytetarët”, tha Zekolli.



