LajmeMaqedoniTopLajm

Eksluzive: Ja kush ishte përgjegjës për dërgimin e “trurëve” në SHBA dhe cilat ishin rrgullat!

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nuk ka kompetenca të drejtpërdrejta në zbatimin e veprimtarisë shkencore-kërkimore, lidhur me debatin aktual publik për një studim shkencor mbi mostra të trurit mes Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe ASHAM (MANU).

Nga ministria bëjnë të ditur se nga Fakulteti i Mjekësisë janë informuar se puna shkencore-kërkimore me material biologjik që përmban karakteristika gjenetike është rreptësisht e rregulluar me ligj. Aktivitetet e tilla rregullohen me Ligjin për veprimtari shkencore-kërkimore, Rregulloren për hulumtime klinike, si dhe me udhëzimet për transferimin, transportin, paketimin dhe shënjimin e materialeve biologjike.

Në njoftim thuhet gjithashtu se në periudhën kur janë zbatuar këto procedura, detyrimi ligjor për ruajtjen e dokumentacionit ka qenë 15 vjet, ndërsa nga viti 2018 e tutje ky afat është zgjatur në 25 vjet.

Ministria sqaron më tej se procedura për transportin e indeve në atë periudhë përfshinte pëlqimin e informuar të familjes, vendim nga komisioni etik për kërkime te njerëzit, si dhe leje për eksportin e indeve, të lëshuar nga Byroja e atëhershme për barna. Në këtë leje, siç theksohet, ishte e përcaktuar qartë se indi përdorej për qëllime shkencore-kërkimore dhe për qëllime konkrete të specifikuara.

“Kur bëhet fjalë për eksportin e materialit biologjik, para fillimit të procedurës duhet të ekzistojë marrëveshje formale ose memorandum ndërmjet institucioneve shkencore brenda dhe jashtë vendit. Në këto dokumente përcaktohen qartë protokollet për marrjen, transportin, pranimin dhe trajtimin e mëtejshëm të materialit, si dhe qëllimet e hulumtimit, në përputhje me rregullativën në fuqi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close