Jon Selami: Ose respektojeni ligjin për gjuhët 100% ose qetësi nuk ka!

Njëri na e uron provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, tjetri na thotë se premtimi u bë realitet, ndërsa ministri i Drejtësisë ende po kërkon mendim nga Komisioni i Venecias!

Bekim Sali sapo deklaroi se ligjit i është dhënë drita e gjelbër dhe se një e drejtë po bëhet realitet. Izet Mexhiti shkon edhe më tej, duke shpallur se jurisprudenca flet shqip dhe na uron neve studentëve këtë të drejtë. Ndërkohë, Jeton Shasivari njofton se modeli i Ministrisë së Drejtësisë po dërgohet në Komisionin e Venecias për mendim urgjent.
Të mos e ngatërrojmë opinionin publik me deklarata festive. Nuk është realizuar kërkesa jonë, përderisa nuk garantohet i gjithë provimi në gjuhën shqipe. Një zgjidhje e pjesshme, që sipas qëndrimit tonë bie ndesh me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, nuk mund të shitet si barazi dhe as si realizim i një premtimi.
Një zgjidhje e kundërligjshme nuk bëhet e ligjshme vetëm pse dërgohet në Venecia! Këtë veprim mund ta trajtojmë lirisht edhe si zvarritje të mëtejshme të procesit.
O respektojeni Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve 100%, o qetësi nuk ka!