
Tenisti spanjoll, Carlos Alkaraz ka arritur të shpallet kampion i “Australia Open” duke e mposhtur tenistin ser Novak Gjokoviq në finale me rezultatin 3-1.
Kjo është edhe fitorja e parë e Alcarazit në “Australian Open”, pasi që nuk e kishte fituar më parë.
Të katërt turnetë “Grand Slam” ishin fituar më parë nga një tjetër spanjoll, pikërisht Rafael Nadal. Ky i fundit ia dilte në moshën 24 vjeçare.
Alkaraz ia doli me përmbysje setesh, pasi humbi të parin 2 me 6. Më pas fitoi 6-2, 6-3 dhe 7-5. Titullin e parë në “Australian Open” e fitoi pas tri orëve që sollën katër setet e përmendura.
“Australian Open”, “French Open”(Roland Garros), “Ëimbledon” dhe “US Open” bëjnë që Alkaraz tashmë të ketë një arritje historike.



