Zbulime të reja në Bostan të Novobërdës, gjurmë të Mbretërisë Dardane

Gërmimet arkeologjike që po zhvillohen në Bostan po sjellin të dhëna të reja për këtë qendër të lashtë të lidhur me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Hulumtimet e viteve të fundit kanë konfirmuar një vendbanim të fortifikuar, me gjurmë të një muri rrethues, kullë dhe portë, ndërsa materialet e gjetura dëshmojnë për një qendër me rëndësi në periudhën klasike dhe helenistike.

Të dhënat e deritanishme po e bëjnë Bostanin një nga lokalitetet e rëndësishme për të kuptuar më shumë mbi jetën, ekonominë dhe organizimin e vendbanimeve gjatë periudhës së Mbretërisë Dardane në Dardani.