LajmeMaqedoniTopLajm

Mbishkriime “Smrt za Shiptari” në Tearcë, reagon komuna: Aktet e tilla nuk përfaqësojnë qytetarët e Tearcës dhe nuk do të tolerohen!

Pas publikimit të lajmit për mbishkrime antishqiptare në stadiumin e Tearcës përmes një reagimi ka dalë komuna e Tearcës e cila ka dënuar këto veprime duke cilësuar si të pa pranueshme dhe se aktet e tilla nuk përfaqësojnë qytetarët e Tearcës dhe nuk do të tolerohen, shkruan Top24

Nga komuna kanë njoftuar që pas kësaj komuna menjëher ka intervenuar duke paisur këtë stadium me sistem të videombikqyrjes për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla.

REAGIM
Pas shfaqjes së afisheve fyese dhe nxitëse të urrejtjes, që synojnë prishjen e marrëdhënieve ndëretnike, stadiumi i Tearcës është pajisur me kamera sigurie, me qëllim parandalimin e akteve jo të hijshme dhe garantimin e sigurisë publike. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa pritet që autorët e këtij akti të papranueshëm të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë, në përputhje me ligjin.
Aktet e tilla nuk përfaqësojnë qytetarët e Tearcës dhe nuk do të tolerohen. Bashkëjetesa, respekti ndëretnik dhe rendi publik janë vlera që duhet të mbrohen me vendosmëri

Related Articles

Back to top button
Close
Close