
Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij në FB ka përshëndetur mbajtjen e liturgjisë fetare ortodokse në gjuhën shqipe ku shqiptarët e Rekës së Epërmes për herë të parë një ndjenjë njerëzie që kumbon thellë brenda tyre, si besimtarë dhe si shqiptarë. Liturgjia dhe bekimi i ujit u bë për herë të parë në në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut – Kjo falë kontributit të Ambasadorit SHTZ Meidani, dhe Peshkopit të Antaninskit, z. Partenij, të cilët bënë të mundur realizimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme, shkruan Top24
Lloga më tej shton, “po, mund të duket një gjë e vogël, por janë pikërisht këto veprime që e bëjnë botën më të mirë dhe Maqedoninë më të dashur e më të drejtë.
Populli maqedonas e di më së miri se çfarë do të thotë mohimi i gjuhës amtare ndër shekuj; e di gjithashtu çështjen e Kishës, të liturgjisë dhe të autoqefalisë. Prandaj, kjo frymë tolerance dhe gjithëpërfshirjeje është shtegu më i sigurt drejt ndërtimit të një shoqërie të ngritur, përballë vetes, kombit dhe Zotit.
Urime të gjithë besimtarëve ortodoksë!”




