
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami i shoqëruar nga zëvendësministri i kulturës Sadat Sulejmani gjatë ditës së sotme kanë pritur në komunën e Tetovës, ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoj me të cilin kanë diskutuar mbi bashkëpunimin e mëtejshëm në fushat e arsimit, kulturës dhe projekteve që lidhin komunitetet tona, shkruan Top24
Kasami dhe Ulusoj së bashku vizituan SHFK “Istikball”, ku funksionon paralelja me mësim në gjuhën turke. Ishte një kënaqësi të shohim nga afër përkushtimin e nxënësve dhe mësuesve për të ruajtur dhe zhvilluar gjuhën dhe kulturën turke në Tetovë, shkruan Kasami përcjellë Top24



