LajmeMaqedoniTopLajm

“Pas gjashtë muajsh sfidash, Isen Shabani triumfon dhe i thotë “Goodbye forever” kundërshtarit”(VIDEO)

Në një fjalim emocionues para qytetarëve në sheshin e Gostivarit, Isen Shabani shpalli fitore pas një periudhe intensive gjashtëmuajshe. shkruan Top24

Ai falenderoi qytetarët për mbështetjen e tyre, duke theksuar: “Kjo fitore, është e juaja, ne të gjithë së bashku dhamë maksimumin për këto gjashtë muaj. Edhe pse është një rrugë e vështirë, së fundi arritëm të tejkalojmë çdo pengesë – si me ligje si pa ligje, herë me ato të kushtetutës herë me ato të Mickovskit. Fitore e bukur dhe e lumtur!”

Shabani shtoi se lodhja e këtij procesi ishte e ndjerë nga të gjithë, por se përpjekja e qytetarëve dhe e aparatit shtetëror dha rezultate. Ai përfundoi fjalimin me një mesazh të qartë: “Mua më përcollën të fala, çfarë numri kishte kundërkandidati ynë, good bye forever!”

Ngjarja u ndoq nga qindra qytetarë, të cilët shpërthyen në duartrokitje dhe brohoritje, duke shënuar një moment historik për politikën lokale në Gostivar. shkruan Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close