
Valbon Limani ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për të gjithë qytetarët që e kanë përkrahur gjatë kësaj beteje të gjatë dhe sfiduese.shkruan Top24
“Fillimisht, përzemërsisht ju falënderojmë për çdo sekondë, çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë që keni kaluar duke na përkrahur në këtë betejë të gjatë dhe sfiduese,” – u shpreh Limani.
Ai kishte një falënderim të veçantë edhe për mërgimtarët, duke theksuar sakrificën e tyre për vendin dhe qytetin.
“Dua të falënderoj mërgimtarët, të gjithë ata që qëndruan këto ditë këtu, por edhe ata që janë në mërgim, të cilët lanë familjet e tyre dhe bënë më të mirën për vendin dhe qytetin tonë. Ju falënderojmë përzemërsisht,” – theksoi ai.
Mesazhi i Limanit u prit me emocione nga qytetarët, duke reflektuar unitetin dhe përkrahjen e madhe për të ardhmen e qytetit.shkruan Top24



