LajmeMaqedoniTopLajm

Valbon Limani pas votimit: “Në mbrëmje do të festojmë së bashku”(VIDEO)

Pas votimit, Valbon Limani u shpreh optimist për rezultatin final dhe theksoi se pret një përfundim pozitiv të procesit zgjedhor.shkruan Top24

“Besoj se qytetarët do ta japin verdiktin e tyre dhe, pavarësisht të gjitha analizave tona, jam i bindur se në mbrëmje do të festojmë të gjithë së bashku,” – deklaroi Limani.

Ai shtoi se rezultati është i sigurt për ekipin e tij dhe se besimi i qytetarëve do të konfirmohet edhe në numërimin përfundimtar të votave.

“Sot, së bashku me familjen, e analizuam rëndësinë e kësaj dite dhe të drejtën e votës. Kjo është një ditë e shenjtë për demokracinë dhe duhet ta respektojmë ashtu siç meriton,” – theksoi ai.

Limani u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht për të votuar, duke nënvizuar se çdo votë ka rëndësi për të ardhmen e komunës.shkruan Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close