
Drejtori i Ski Qendrës në Kodrën e Diellit, Gani Aliji njoftoi se edhe zyrtarisht sot ka nisur sezoni i skijimit.
Ai thotë se të gjithë ski ashensorët janë në funksion, përveç atij të Cerepashinës, i cili është ndalur për shkak të kushteve atmosferike, respektivisht, erës së fuqishme, deri sa premton se i njëjti do të lëshohet për përdorim me përmirësimin e kushteve.



