
Më 3 janar 2026, arrestimi i Nicolás Maduro nga forcat amerikane bëri bujë ndërkombëtare, por gjithashtu krijoi një fenomen të paparashikuar në botën e modës dhe marketingut.
Gjatë transferimit në SHBA, Maduro u fotografua duke mbajtur një komplet Nike Tech Fleece, xhaketë dhe pantallona sportive në ngjyrë gri. Pamjet u përhapën menjëherë në rrjetet sociale, ku komentuesit filluan meme dhe diskutime për “look”-un e tij.
Pavarësisht seriozitetit të situatës, Nike u kthye në fituesen e paparashikuar. Shitjet e kompletit Tech Fleece u rritën ndjeshëm dhe disa madhësi u shiten menjëherë në dyqanet online.
Marketing falas në mes të një krize
Edhe pse arrestimi i liderit venezuelian ishte një ngjarje serioze, detaji i veshjes së tij bëri që Nike të përfitojë ekspozim global pa asnjë buxhet reklamuese. Analistët e mediave e cilësuan këtë si një shembull të “marketingut aksidental”, ku një brand përfiton nga një moment viral pa asnjë investim.
Ky episod tregon se një detaj i vogël, veshja e dikujt, mund të kthehet në një trend global dhe të sjellë përfitime të menjëhershme për markat. Ndërkohë që bota ishte e fokusuar te arrestimi i Madurës, Nike “shfrytëzoi” momentin pa asnjë reklamë, duke dëshmuar fuqinë e marketingut viral aksidental. E.K
Burimi: Hyperbeast



