LajmeSport

Mësohet emri i trajnerit favorit për të pasuar Amorimin te Man Utd

Manchester United ka mbetur pa trajner, pasi Ruben Amorim u shkarkua pas 14 muajsh në krye të klubit.

Tani në mediat angleze kanë filluar të qarkullojnë fjalët për pasuesin e portugezit në Old Traford.

Trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner, është kandidati më i mundshëm për të marrë drejtimin e skuadrës së United.

Sipas agjencisë së basteve Betfair, austriaku ka rreth 22% shanse, më e larta midis 22 kandidatëve të listuar.

Ish-trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, renditet i dyti me rreth 17% probabilitet, ndërsa ish-trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, trajneri aktual i ekipit kombëtar të SHBA-së, është i treti me rreth 12%.

Zgjedhja e trajnerit të ri pritet të vendoset në ditët në vijim, ndërsa Manchester United kërkon stabilitet dhe rezultate të menjëhershme për të rifituar formën në Ligën Premier.

Related Articles

Back to top button
Close
Close