LajmeMaqedoniTopLajm

Liderët e VLEN shprehin ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademik Nexhat Dacit

Liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, Izet Mexhiti dhe Bekim Sali përmes postimeve në profilet e tyre në FB kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut Nexhat Daci, shkruan Top24

Bilall Kasami
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryeparlamentarit të Kosovës, akademik Nexhat Daci. Kontributi i tij në jetën institucionale dhe akademike do të mbetet një pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës.
Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Daci, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.
Qoftë i përhershëm kujtimi për të.
Izet Mexhiti
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të akademikut dhe burrit të shtetit, Nexhat Daci.
Në vitet e ’90-ta, Nexhat Daci ishte thellësisht i përkushtuar ndaj arsimit për shqiptarët, në një kohë kur kjo veprimtari ishte e rrezikshme dhe përbënte akt guximi e sakrifice. Kontributi i tij në ruajtjen dhe zhvillimin e arsimit shqip ishte ndër kontributet më të rëndësishme për mbijetesën kombëtare dhe çlirimin e Kosovës, duke mbajtur gjallë dijen, identitetin dhe shpresën për liri.
Nexhat Daci do të kujtohet si një politikan i urtë, i përkushtuar dhe i ndershëm, një njeri që besoi në institucione, dhe në punën e palodhur për të mirën e vendit. Kontributi i tij do të mbetet i gdhendur në historinë e shtetformimit dhe të demokracisë në Kosovë.
Lavdi veprës dhe jetës së tij.
Nderim i përjetshëm për ish-kryetarin e parë të Kuvendit të Kosovës.

Bekim Sali

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Nexhat Dacit, ish-Kryeparlamentar i Republikës së Kosovës dhe figurë e shquar akademike e institucionale. Kontributi i tij i çmuar në ndërtimin e shtetit, zhvillimin e arsimit të lartë dhe avancimin e shkencës do të mbetet i përhershëm.Ngushëllimet më të sinqerta familjes Daci, miqve dhe bashkëpunëtorëve. I përjetshëm qoftë kujtimi për të.

Related Articles

Back to top button
Close
Close