LajmeMaqedoniRajonTopLajm

Ali Ahmeti shpreh ngushëllime familjes Daci: Akademik Daci, me urtësinë dhe pjekurinë e tij politike, ka luajtur një rol kyç në proceset më të rëndësishme që çuan drejt pavarësimit të shtetit të Kosovës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së akademikut Nexhat Daci i cili sot ndroi jetë. Ahmeti në postimin e tij shkruan se akademik Nexhat Daci Akademik Daci, me urtësinë dhe pjekurinë e tij politike, ka luajtur një rol kyç në proceset më të rëndësishme që çuan drejt pavarësimit të shtetit të Kosovës, shkruan Top24

Me dhimbje të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, akademik Nexhat Dacit.
Kosova sot nuk ka humbur vetëm një ish-politikan, por një nga akademikët më të shquar dhe personalitetet më të rëndësishme të saj. Akademik Daci, me urtësinë dhe pjekurinë e tij politike, ka luajtur një rol kyç në proceset më të rëndësishme që çuan drejt pavarësimit të shtetit të Kosovës.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së tij, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan veprën e tij. U prehtë në paqe!

Related Articles

Back to top button
Close
Close