
Maqedonia e Veriut është përfshirë nga mot i ftohtë në ditën e parë të Vitit të Ri 2026, me temperatura minimale që kanë zbritur deri në minus 13 gradë Celsius, njoftojnë autoritetet meteorologjike.
Sipas parashikimit, mëngjesi ka qenë i kthjellët dhe shumë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës pritet mot kryesisht me diell. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor.



