LajmeShowbiz

LIVE: Të brendshmet e Elijonës brenda dollapit të Toney – përplasje brenda shtëpisë (VIDEO)

Të brendshmet e Elijonës brenda dollapit të Toney kanë nxitur debat brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ishte Elijona ajo që mohoi se ka provokuar, derisa Toney tha se thjesht ka dashur shpjegim se si rrobat e banores përfunduan në pjesën e rezervuar për të.


Elijona shpërthen ndaj Toneyt, pasi u deklarua i provokuar nga të brendshmet e saj

“Vëllai i Madh” ka prezantuar klipin ku Toney u deklarua i provokuar për gjetjen e të brendshmeve të Elijonës brenda dollapi të tij.

Për këtë, Elijona ka shpërthyer ndaj Toneyt gjatë Prime-it, transmeton Klankosova.tv.

“Bëhu bre real, bëhu një herë real në jetën tënde. Mu po më vjen marre me dal në Prime e me fol për atë pjesë”, u shpreh Elijona.


“Nëse për ty nëna jote s’ka vlerë, për mua po”, përplasje e fortë mes Benitës dhe Albës

Një përplasje e ashpër ka ngjarë sonte në Prime-in e 13-të ndërmjet Albës dhe Benitës.

Pas prezantimit të klipit, ku Alba ia përmend nënën e sëmurë Benitës, debati vazhdoi edhe gjatë spektaklit, transmeton Klankosova.tv.

“Për mua nëna ime ka vlerë, nëse për ty nuk ka vlerë nëna jote, nuk kam çka të bëj unë moj”, u shpreh e mllefosur Benita.

“Nëse ti nënës tënde nuk ia dëgjon zërin 2-3 vjet, çka të kam faj unë? Më ke shti me pas zero respekt për ty”, tha banorja.


Alba thotë se Londrimi, Klodi dhe Labinoti shprehën pëlqim për të 

Pas prezantimit të klipit, ku disa banorë vandalizojnë arushin e Albës, kjo e fundit bëri një deklaratë bombastike.

Londrimi, Klodi dhe Labinoti ishin disa nga banorët që shkatërruan “Stitchin”, e për ta, Alba tha se që të tre kanë shprehur pëlqim për të, transmeton Klankosova.tv.

Kjo deklaratë shkaktoi të qeshura mes banorëve, derisa tre djemtë vetëm ‘tallën’ Albën.


Leonora Jakupi ndez skenën e BBVK-së, performon hitin e saj më të ri

Këngëtarja Leonora Jakupi, njëkohësisht opinioniste e Big Brother VIP Kosova rezervoi një surprizë sonte për këtë spektakël.

Live në Prime-in e 13-të, ajo performoi hitin e saj më të ri, “A je gjallë”, transmeton Klankosova.tv.

Ndiqni këtë paraqitje përmes videos së mëposhtme:


I mbushur me ari, Edi ka një porosi për nënën: Ke bo djalë dukat

Edi, në fillim të këtij Prime, pati një përshëndetje për nënën e tij.

I mbushur me ari, ai tha se nëna e tij ka bërë një djalë dukat, transmeton Klankosova.tv.

“Desha me përshëndet nënën time,me i thanë që ka bo djalë dukat”, u shpreh banori.

Related Articles

Back to top button
Close
Close