BotaLajmeRajon

Arrestohet në Francë ekstremisti shqiptar i majtë, i kërkuar nga Gjermania si pjesë e “Bandës së Çekiçit”

Policia franceze ka arrestuar një ekstremist të majtë shqiptar, i dyshuar si anëtar i grupit të njohur “Banda e Çekiçit”. Sipas mediave gjermane, Rexhino A., i njohur edhe me nofkën “Gino”, kërkohej me urdhër arresti nga autoritetet gjermane.

I dyshuari thuhet se në shkurt 2023, së bashku me ekstremistë të tjerë të majtë, mes tyre Maja T. dhe Lina E., kishte sulmuar neonazistë në Budapest, duke shkaktuar plagosje të rënda.

Rexhino A. ishte arrestuar më parë në nëntor të vitit 2025, por u lirua në pranverë, pasi Franca kishte refuzuar ekstradimin e tij drejt Hungarisë. Ndërkohë, Maja T. po gjykohet aktualisht në Hungari si pjesë e të njëjtës bandë, ndërsa Lina E. tashmë është dënuar me disa vite burg.

Në Gjermani, procesi gjyqësor kundër kreut të dyshuar të “Bandës së Çekiçit”, Johann Guntermann, vijon në Dresden. Avokati i Rexhino A. ka shprehur shqetësim se në rast transferimi drejt Gjermanisë, klienti i tij mund të ekstradohet më pas në Hungari, siç kishte ndodhur me Maja T., e cila në verën e vitit 2024 u transferua në Hungari, por më pas Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë e shpalli veprimin të paligjshëm.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close