LajmeRajon

Policia jep detaje për operacionin kundër korrupsionit: Janë shoqëruar për intervistim disa persona

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi sonte për finalizimin e suksesshëm të operacionit policor kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit.

Sveçla ka shkruar në Facebook se janë arrestuar disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës duke përfshirë kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës, J. M.; zyrtarë nga avokatura N. K., M. D. dhe B. D.; ekspertin e gjykatës Sh. T.; zyrtarin në Departamentin e Shpronësimeve; zyrtari i ATK G.L si dhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, F. I.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme ka thënë se “sipas dyshimeve, personat e lartpërmendur kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës”.

“Ky grup dyshohet se, përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ka iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011–2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike”- thuhet në postimin e Sveçlës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close