LajmeSport

“Tifozët mërziten çdo javë…”, zgjidhet “Arbitri i vitit”

Kreshnik Cjapi është shpallur fituesi si arbitri më i mirë i vitit në Shqipëri.

Gianluca Rocchi dhuroi çmimin për arbitrin më të mirë në Shqipëri për vitin 2025.

Në fjalën e tij, Cjapi u shfaq shumë i lumtur, ndërsa kishte disa fjalë edhe për tifozët.

“Njerëzit kur punojnë, bëjnë edhe gabime të vogla. Duhet përmirësim. Është punimi i një karriere 20-vjeçare. Dua të falënderoj të gjithë që kam pasur në ndeshje. Mentorët e mi, që më kanë besuar, kritikuar që të bëhem më mirë. Dua të falënderoj Sokol Jarecin dhe Armand Dukën, për gjithçka kanë bërë për arbitrimin. Tifozët mërziten çdo javë me ne, me ndonjë karton apo penallti”, tha ai.

Për këtë trofe ishin të nominuar edhe Emanuela Rusta, Florjan Lata dhe Juxhin Xhaja, të cilët kanë pasur një sezon me performanca të mira në drejtimin e shumë ndeshjeve të rëndësishme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close