
Feti Abazi ka dalë me thirrje publike deri te qytetarët që të marrin pjesë në planifikimin e buxhetit për vitin 2026 për Komunën e Bogovinës, njofton Top24
Qytetarët, propozimet e tyre do të mund t’i dorëzojnë në Komunë prej datës 16 dhjetor deri më datë 22 dhjetor, personalisht në Komunë ose edhe në e-mail adresën e komunës.
“F T E S Ë
Për pjesëmarrje në planifikimin e buxhetit të Komunës së Bogovinës për vitin 2026.
Të nderuar qytetarë,
Ju ftoj që të bëheni pjesë e planifikimit të Buxhetit të Komunës për vitin e ardhshëm!
Duke filluar nga dt. 16 Dhjetor (e martë) deri më dt. 22 Dhjetor ( e hënë) 2025, komuna do të mirëpret të gjitha propozimet, idetë apo projektet që Ju mendoni se duhet të përfshihen në buxhetin e vitit 2026!
Ju mirëpresim!
Me respekt,
Feti Abazi”.



