
Agim Islami, i dënuar me burgim në rastin gjyqësor “Alfa” ka reaguar për protestën e nesërme, që do të mbahet në Shkup ku do të kërkohet liri për ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjykohen në Hagë, njofton Top24
Islami, thotë se është mirë që protestohet, por shton se nuk është kundër kësaj proteste, por kundër hiprokrizisë së udhëheqësve politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
“Nuk jam kundër Protestës së nesërme për Çlirimtaret,por jam kundër hipokrizisë së udhëheqësve Politikë shqiptarě që mendojnë(shtiren)se në Maqedoni lulëzon Drejtësia me njě Gjyqěsor me 2%
Besueshmeri,dhe se nuk ka Raste tě fabrikuar Montuar,Politikisht.
Njerz,Shqiptar tě Pafajshěm kalben ně Burgje me dekada,dhe asnjêher nuk e ngritěn zěrin pěr ti zbardh ata raste.
Protesta e nesërme për Çlirimtaret është një mënyrë e mirë për të bërë zërin tuaj të dëgjohet dhe për të kërkuar Drejtësi dhe Liri për ata Çlirimtar qě akuzohen Padrejtesisht nga Gjykata speciale.Por është e rëndësishme që kjo protestë të jetë e qetë dhe paqësore dhe të mos përdoret si një mjet për të promovuar interesa personale apo politike.
Liri pěr Rastet e montuara
Liri per Rastin Alfa
2008/2025..
17 vite padrejtesi”, shkruan Islami.
.



