LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami, Tetovës i rikthehet historia: Nënshkruhet memorandumi për rikonstruimin e Sahat Kullës

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit për rikonstruimin e Sahat Kullës, një nga objektet më të rëndësishme historike dhe kulturore të qytetit shkruan Top24

Kasami bëri të ditur se së bashku me zv.ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, dhe koordinatorin e projektit, Muhamed Mustafa, kanë zhvilluar një takim me drejtorin e Qendrës Nacionale për Konservim, Aleksander Jordanovski, ku është finalizuar marrëveshja për realizimin e projektit.

Ai theksoi se ky restaurim bëhet i mundur falë një donacioni nga Komuna e Konjës, ndërsa Komuna e Tetovës, si anëtare e Unionit të Bashkive Turke, është gjithashtu bashkëfinansuese e këtij projekti.

Sahat Kulla është një vlerë historike dhe kulturore. Me këtë hap, i japim Tetovës një vlerë të re kulturore, duke ruajtur identitetin dhe trashëgiminë tonë”, ka shkruar Kasami

Kryetari premtoi se punët për zhvillimin e qytetit do të vazhdojnë me intensitet të shtuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close