Një kapitull i rëndësishëm i futbollit portugez po merr fund. Pas lajmit për tërheqjen e Cristiano Ronaldos nga Kombëtarja e Portugalisë, Federata Portugeze e Futbollit ka reaguar me një mesazh emocionues, duke e falënderuar kapitenin për gjithçka që ka dhënë për vendin.
Në një letër publike, Federata e cilëson Ronaldon si më shumë sesa një futbollist të jashtëzakonshëm, duke e përshkruar si lider frymëzues dhe simbol të Kombëtares portugeze.
Gjatë karrierës së tij me fanellën e Portugalisë, Ronaldo regjistroi 234 paraqitje dhe shënoi 146 gola, duke thyer rekorde dhe duke udhëhequr ekipin drejt sukseseve historike.
Federata thekson se kontributi i tij shkon përtej futbollit, pasi ai ka frymëzuar breza të tërë të rinjsh dhe ka ngritur emrin e Portugalisë në arenën ndërkombëtare.
Po ashtu, drejtuesit e futbollit portugez kanë bërë të ditur se dëshirojnë të organizojnë një ceremoni të veçantë në nder të karrierës së tij, ku tifozët dhe i gjithë vendi të kenë mundësinë ta duartrokasin edhe një herë.
“Faleminderit për gjithçka, KAPITEN! Kjo do të jetë gjithmonë shtëpia jote!”, thuhet në mesazhin emocionues të Federatës.
Megjithatë, letra përfundon me një mesazh që lë të kuptohet se synimet e Ronaldos nuk kanë përfunduar ende: “Le të shkojmë drejt golit


