
Temperatura më e ulët këtë mëngjes është regjistruar në Krushevë dhe Mavrovë, -1 gradë, ndërsa më pas vijojnë Ohri dhe Kumanova me 0, Pretori me 1, Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid dhe Kriva Pallankë me 2 gradë, Prilepi dhe Berovë me 4, Tetova, Manastiri, Shtipi, Vinica, Velesi dhe Gjevgjelia me 5 gradë, Kavadari me 6, Demir Kapia dhe Strumica me 7 gradë, informon Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPHM).
Siç njoftoi DPHM, sot moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Në orët e mëngjesit vende-vende do të ketë vranësira të shtuara, të cilat gjatë ditës do të pakësohen. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë nga 9 deri në 15 gradë Celsius.
Në Shkup, mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 11 gradë.
Deri në fund të javës vendi ynë do të jetë nën ndikimin e presionit të lartë ajror, i cili do të sjellë mot stabil dhe relativisht të ngrohtë. Në disa lugina, gjatë paradites dhe orëve të natës do të ketë paraqitje të mjegullës.



