LajmeMaqedoniTopLajm

Pa shqiptarë edhe Këshilli i Turizmit

Një tjetër trup i formuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit – Këshilli për Turizmin me në krye biznesmenin Kristijan Xhambazovski, gjatë prezantimit DJE nga ministri Zoran Ljutkov, nuk figuronte asNjë shqiptar. Këshilli përbëhet nga përfaqësues të shoqatave turistike, institucioneve të arsimit të lartë, dhomave të tregtisë, si dhe ekspertë në fushën e marketingut, menaxhimit strategjik dhe turizmit.

Kryetari Këshillit prezantoi Projekt-Programin për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit për vitin 2026, një dokument që përfshin aktivitete prioritare, strategji marketingu, promovim ndërkombëtar, zhvillim të produkteve turistike tematike, përmirësim të infrastrukturës turistike dhe forcim të kapaciteteve të destinacioneve lokale.

Me themelimin e Këshillit, Ministria e Kulturës dhe Turizmit forcon mbështetjen institucionale për sektorin e turizmit dhe krijon kushte për një pozicionim të integruar, konkurrues dhe të qëndrueshëm të vendit tonë në hartën turistike ndërkombëtare. (koha.mk)

Related Articles

Back to top button
Close
Close