
Më 13 dhjetor nga ora 13:00 do të mbahet protesta e pestë me radhë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Por nga kjo protestë është distancuar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke thënë se nuk e mbështet këtë marsh, transmeton Klankosova.tv.
Këtë deklaratë, e ka quajtur të papranueshme nënkryetari i OVL UÇK-së Gazmend Syla.
“Ne nuk i kemi bërë ftesë zotëri Mickoskit të marrë pjesë në këtë protestë. Këto janë deklarata të ngjashme me të ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut në vitin 2001, deklarata që nuk tregojnë unitet për të gjitha etnitet që jetojnë në Maqedoni të Veriut”, tha Syla.



