
Limaj tha se ka kërkesa nga elektorati që Nisma të bashkohet me PDK-në.
“Mërgimtarë, por edhe zyrtarë të PDK-së kanë kërkuar që të ndodhë bashkimi. Nga deputetë me përvojë dhe drejtues të luftës është kërkuar nga unë që të bashkohem me PDK-në. Unë nuk kam dashur të injoroj kërkesën e tyre dhe kam shprehur gatishmërinë time”, u shpreh ai.
Ai shtoi se, ndryshe nga raporti me LDK-në, te PDK-ja nuk ka pasur as hezitim e as kushte.
“Te LDK-ja kam hezituar për çështjen e siglës, ndërsa te PDK-ja nuk kam pasur asnjë hezitim. Kemi shprehur gatishmërinë e plotë për të qenë në një listë të përbashkët, sepse unë ndihem rehat nën siglën e PDK-së dhe kemi qenë të gatshëm të bashkohemi pa kushte.”
Limaj theksoi se ka qenë dhe mbetet i gatshëm për një bashkim me PDK-në.
“Për Koalicion LDK-Nisma duhet kohë. Mendoj se për të ndërtuar diçka të përbashkët mes meje dhe PDK-së mjafton një minutë. Kur ka vullnet, duhet vetëm një minutë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se për një bashkim me Nismën e Fatmir Limajt nevojitet një kohë më e gjatë dhe një proces zgjedhor i



