
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim Faton Ahmeti përmes një postimi ka shprehur ngushëllime për familjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Ahmeti shkruan se Ikja e tij la boshllëk të madh në muzikën tonë dhe në zemrat e të gjithëve që e njohën, shkruan Top24
Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta, në moshë shumë të re, të artistit shqiptar dhe mikut tonë, Shpat Kasapi.
Ikja e tij la boshllëk të madh në muzikën tonë dhe në zemrat e të gjithëve që e njohën, njeri i mirë, i qetë dhe gjithmonë me zemër të pastër.
Ngushëllime të sinqerta familjes Kasapi, miqve dhe gjithë atyre që e deshën e e vlerësuan.
Zoti e shpërbleftë me Xhennet! 🤲




