LajmeMaqedoniTopLajm

Menduh Thaçi dhe PDSH-ja urojnë 22 Nëntorin ditën e alfabetit të gjuhës shqipe

Nëntorin – Ditën e Alfabetit të gjuhës Shqipe

Partia Demokratike
Shqiptare uron të gjithë shqiptarët për 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit të gjuhës Shqipe, një festë për shqiptarët në Maqedoni, e zyrtarizuar nga PDSH-ja si shenjë respekti ndaj trashëgimisë dhe unitetit tonë gjuhesor.
Eshtë kënaqësi të shohim se sot të gjithe e festojnë me zell këtë ditë, madje edhe ata që dikur nuk e përmendnin aspak. Aq më tepër kur festa shënohet edhe në Institutin për Trashëgiminë Kulturore dhe Shpirtërore të
Shqiptarëve, institucion ky po ashtu i themeluar nga PDSH-ja, ndonëse disa pjesëmarrës shpesh harrojnë të përmendin se kush e bëri të mundur ekzistencën e atij institucioni dhe vetë festës që po kremtohet.
Megjithatë, alfabeti na kujton se e vërteta historike nuk zbehet, dhe puna për kombin mbetet përtej kujtesës selektive të kujtdo. PDSH vazhdon te jetë e përkushtuar ndaj mbrojtjes së gjuhës shqipe, identitetit tonë dhe forcimit te institucioneve qe ruajne trashëgimine shqiptare.
Gëzuar Ditën e Alfabetit!
Sekretariati për informim – PDSH

Related Articles

Back to top button
Close
Close