
Kryetari i komunës së Çairit, njëherit kryetar i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti përmes një postimi ka uruar 22 nëntoritn ditën e Alfabetit të Gjuhës shqipe duke shënuar se në këtë përvjetor festojmë me krenari gjuhën tonë dhe alfabetin që na bashkon me njëri-tjetrin. Le të nderojmë këtë ditë të madhe të kulturës shqiptare, që simbolizon diturinë, mbrothësinë dhe identitetin tonë kombëtar, shkruan Top24
Gëzuar Ditën e Alfabetit Shqiptar!
Në historinë e shqiptarëve, Dita e Alfabetit është më e nderuara dhe çmuara datë në procesin e kombformimit. Për mes shkronjave të alfabetit, shqiptarët hynë në radhën e kombeve evropiane, duke shpallur mëvetësinë në Republikën e Letrave, si pararendëse e pavarësisë së vërtetë.
Prandaj, sot festojmë me krenari gjuhën tonë dhe alfabetin që na bashkon me njëri-tjetrin. Le të nderojmë këtë ditë të madhe të kulturës shqiptare, që simbolizon diturinë, mbrothësinë dhe identitetin tonë kombëtar.
Uroj që drita e dijes dhe shqipes së bukur të na udhëheqë gjithmonë!



