EkonomiLajmeMaqedoniTopLajm

Rritet numri i kompanive në bursën vendase, prezanatohen rregulla të reja për pjesëmarrje në tregun e energjisë elektrike

Operatori kombëtarë i tregut të energjisë elektrike – MEMO ShPKNj Shkup, mbajti prezantimin e debatit publik për “Rregullat e regjistrimit të pjesëmarrjes në tregun e enegjisë elekrike dhe rregullimin e tregut të marrëveshjeve dypalëshe”.

Në ngjarje morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Komisioni Rregullator i Energjetikës, MEPSO, ESM, si dhe kompani furnizuese, tregtarë dhe prodhues të energjisë elektrike, u prezantua dhe Raporti i punës së MEMO-s për vitin aktual.

Siç informojnë nga MEMO, drejtuesi Zoran Gjorgjievski theksoi se në vitin aktual po realizohen qëllimet e përcaktuara në mënyrë të Operatorit, i cili integron funksionet të lidhura me menaxhimin e tregut të marrëveshjeve dypalëshe, integrimin e burimeve të rinovueshme në tregun e energjisë elektrike si dhe Bursën e Maqedonisë për energjinë elektrike.

“Rritet numri i kompanive të cilat tregtojnë për bursën vendase, si edhe vëllimi i tregtuar, që paraqet një tregues të likuiditetit dhe transparencës më të madhe. Tashmë 39 kompani në mënyrë aktive tregtojnë dhe krahasuar me vitin 2024, është vërejtur rritje e sasisë së tregtuar prej 40 për qind. Deri në tetor të këtij viti, ishte tregtuar mbi 1 teravatë orë energji elektrike”, theksoi Gjorgjievski.

Ai shtoi se rritje është vërejtur edhe në prodhimin e burimeve të rinovueshme midis 178 prodhuesve preferencialë, që rrit pjesëmarrjen e energjisë së gjelbër në strukturën kombëtare të energjetikës. Njëkohësisht, rritet ndjeshëm dhe numri i garancive të origjinës së lëshuara pas çka prej prill deri sot janë lëshuar gjithsej 127.907 garanci.

Sa i përket aktiviteteve të ardhshme, Gjorgjievski paralajmëroi se po punohet për krijimin e tregu brenda ditës (Intraday Market), i cili pritet të bëhet funksional deri në fund të tremujorit të dytë të vitit 2026, si dhe përgatitjet për bashkimin e tregut me tregun evropian.

Në lidhje me Rregullat e regjistrimit të pjesëmarrjes në tregun e enegjisë elekrike dhe rregullimin e tregut të marrëveshjeve dypalëshe”, u theksua se qëllimi i tyre është të sigurojnë treg efikas, konkurrues dhe financiarisht të qëndrueshëm, bazuar në transparencë dhe mosdiskriminim, në përputhje me rregulloret ligjore nga fusha e energjetikës dhe burimeve të rinovueshme.

Rregullat përcaktojnë organizimin, funksionimin dhe rregullimin e përgjithshëm të tregut të energjisë elektrike, duke përfshirë kushtet, procedurat, të drejtat dhe detyrimet e të gjithë pjesëmarrësve, mënyrën e tregtimit – vendas dhe ndërkufitar, si dhe rregullimin e furnizimit, të dhënat dhe marrëdhëniet me prodhuesit preferencialë dhe virtualë

Risia në Rregulla është vendosja e një Operatori të depozitimit dhe një agregator si pjesëmarrës të rinj në tregun me shumicë, në përputhje me Ligjin e ri të energjetikës.

Pas debatrit publik vijon procesi i miratimit të Rregullave nga ana e Komisionit Rregullator të Energjetikës, Shërbimeve të Ujit dhe Sherbimeve me interes publik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close