Mickoski: BE-ja mbetet një angazhim strategjik, qëndrimi për ndryshimet kushtetuese mbetet i njëjtë

Kryeministri Hristijan Mickoski, në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE-së Michalis Rokas me rastin e Raportit të KE-së për Maqedoninë e Veriut, theksoi se Bashkimi Evropian mbetet një angazhim strategjik për vendin.

BE-ja do të sjellë përfitime të konsiderueshme, zhvillim profesional, punë, treg të hapur, siguri, theksoi Mickoski, por theksoi se qëndrimi për ndryshimet kushtetuese është i njëjtë, domethënë procesi i zgjerimit duhet të bazohet në arritje dhe punë, dhe jo në mosmarrëveshje dypalëshe.
“Ne besojmë në një Evropë që respekton parimet e saj, do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin përkushtim”, theksoi Mickoski.

Kryministri tha se në Raport është vlerësuar se politika e vendit tonë është në përputhje me politikat e BE-së. Ky është një konfirmim për rrugën tonë strategjike si një partner i sigurt dhe i besueshëm i BE-së.