LajmeMaqedoni

Borxhi në Tearcë, Taipi: Transparenca në pikëpyetje, borxhi i Komunës së Tearcës mbetet i paqartë

Kryetari i kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, Nazim Taipi përmes një postimi ka reaguar ndaj borxhit të publukuar të komunës së Tearcës duke kërkuar publikimin e më shumë detajeve si është krijuar dhe si planifikohet të shlyhet.

Transparenca dhe llogaridhënia janë ndër parimet kryesore të qeverisjes së mirë dhe përbëjnë bazën e funksionimit efikas të çdo institucioni publik.

Ditëve të fundit, raportimet mediatike kanë bërë të ditur se Komuna e Tearcës mund të ketë akumuluar borxh në vlerë afërsisht një milion euro. Por, përtej këtij informacioni të përgjithshëm, asnjë detaj tjetër nuk është bërë publik.
Kjo mënyrë komunikimi ka krijuar përshtypjen se publikimi i një shume të vetme mjafton për të dëshmuar transparencë. Por, kjo nuk mjafton! Qytetarët kanë të drejtë të dinë jo vetëm sa është borxhi, por edhe si është krijuar ai, ndaj kujt, për cilat projekte dhe si planifikohet të shlyhet.
Mungesa e të dhënave të detajuara e vështirëson vlerësimin real të gjendjes financiare të komunës.
Në këtë kontekst, udhëheqësi i ri i Komunës së Tearcës përballet me një detyrë të rëndësishme: publikimin e plotë të të gjitha të dhënave që lidhen me borxhin komunal. Transparenca kërkon dokumente, raporte, sqarime dhe plane konkrete, jo vetëm deklarata të përgjithshme. Nëse ekzistojnë dyshime për shkelje ligjore apo menaxhim të pakujdesshëm të fondeve publike, procedurat e llogaridhënies duhet të nisin pa vonesë.
Vetëm përmes hapjes së plotë dhe komunikimit të rregullt me qytetarët mund të rikthehet besimi në institucionet e komunës. Në fund të ditës, llogaridhënia nuk është thjesht një akt formal, por një obligim ndaj publikut dhe një themel i qeverisjes së mirë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close