Kryeministri Rama në një takim me drejtuesit e bankave të nivelit të dytë u shpreh se me sulmin ndaj degëve të sistemit bankar synuan të krijojnë një kaos në lidhje me funksionimin e sistemit financiar në vend.
Ata që u turrën me gurë e zjarr te bankat me skenar djallëzor për të nxitur panik, kur të gjithë e dinë që në sportelet e bankave nuk ka asgjë për të marrë, kujtuan se u bë deti kos. Shkulnin automatet për të marrë para. Do të kthehen bankomatet një orë e më parë. Duke investuar në tekonoligji ne do të nisim deanonimizimin e atyre që dhunojnë.
Do të bashkëpunojmë dhe e kemi nisur punën edhe me vendet e BE për tu ndaluar aksesin të udhëtojnë. Dhuna nuk ka vend në Shqipëri. Dialogu, shkëmbimi i ideve, ballafaqimi i argumenteve, rrugët e reja që na shërbyen në protestën e jashtëzakonshme në 2018-ën, që ishin studentë e pedagogë. Jo si këta që para se të jenë pedagogë, janë flamurtarë partie dhe thyejnë karriget te kryeministria”, u shpreh Rama.


