RajonTopLajm

Tragjedia në Shtëpinë e Pleqve, protestë në Tuzlë

Një numër i madh qytetarësh të Tuzlës dolën sot në rrugët e qytetit dhe mbajtën protestë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për shkak të tragjedive dhe skandaleve që e kanë goditur Kantonin e Tuzlës.

Zjarri që shpërtheu të martën në Shtëpinë e Pensionistëve në Tuzël mori 13 jetë, ndërsa 12 pacientë ende ndodhen në spital. Siç është konstatuar, viktimat kanë vdekur nga helmimi me monoksid karboni.

Një javë më herët, Kantonin e Tuzlës e tronditi rasti i shfrytëzimit të të miturave, për të cilin dyshohen një oficer policie dhe një profesor. Sipas hetimeve, shfrytëzimi ka zgjatur disa muaj gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti.

Qytetarët e pranishëm nga Tuzla, por edhe ata që udhëtuan nga qytete të tjera të Bosnjës dhe Hercegovinës, sot kërkuan dorëheqje nga përgjegjësit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close