
Mbi 155 punonjës të Spitalit të Tetovës vazhdojnë çdo ditë të punojnë nën ankthin se do t’u ndërpriten vendimet e punës. Pas çdo muaji ata përballen me frikën se mund të largohen nga vendet e tyre të punës.
Kasami deklaroi se “155 punonjësit morën vendime dhe pikë”. Por, që nga ajo kohë, punonjësit vazhdojnë të jenë pa vendime pune, duke jetuar me pasiguri dhe ankth çdo muaj.
Sipas burimeve të portalit TS, pas zgjedhjeve përflitet se vendimet e reja pritet t’i marrin militantë të afërt me Bilall Kasamin.



